Nuk ka njeri, të vdekshëm e të pavdekshëm që nuk e ka dëgjuar apo përdorur qoftë
edhe njëherë në jetën e vet shpërthimin e Blendi Fevziut ndaj Artan Lames në “Opinion”.
Ndonëse katër vite më parë, ‘Pushooo’ vazhdon të jetë po aq e famshme sa në fllimet e saj dhe gjithë këtë kohë kemi vdekur nga kureshtja për të mësuar, si ndihet Lame? Drejtori i ALUIZNI-t ka shkuar në studion e ‘Opinion’ në kuadër të 20-vjetorit dhe për habinë (ose jo) të të gjithëve është shfaqur me shpatë në dorë.
Me poshte video e emisionit e cila u be virale asaj kohe.
I vendosur përballë një videoje demaskuese një vit pas këtij incidenti, ku Lame vazhdon të kundërshtojë dhe të mos lërë radhën për të ftuarit e tjerë në studio, ai shpjegoi se diçka e tillë ndodh sepse ‘beson tek ajo që mbron’. Dhe Blendit është e qartë që nuk i pëlqen të mos i dëgjojnë fjalën.
Marre nga Anabel