Ditën e sotme Urgjenca Kombëtare e QSUT ka marrë vendimin për të pushuar nga puna mjekun Ilir Allkja. Bëhet me dije se arsyeja pse mjeku është shkarkuar nga detyra është shkelja e etikës në punë.
Në vendimin zyrtar shkruhet:
“Reagimet e vazhdueshme të mjekut Ilir Allkja në mediat sociale dhe audiovizive të cilat konsistojnë në disinformim të publikut, deklarime të rrema, përhapje paniku si dhe ushtrim të presionit psikologjik mbi administratën si dhe në Memo të Drejtorisë së Burimeve Njerzore dt. 29.12.2020, mbi problematikat e shkaktuara nga mjeku Allkja vendos:
I. Z. Ilir Arif Allkja. punonjës i këtij institucioni me detyrën mjek pranë Urgjencës Mjeksore Paraspitalore te, Polit të Administrimit të Integruar të Spitalit Polivalent, i ndërpriten marrëdhëniet kontraktuale me qsut “Nënë Tereza” për shkak të të shkeljes së rëndë të,
– Kodit Etik të punonësve të QSUNT. Neni IV “Ruajtja e informacionit dhe komunikimi me Publikun” në tërësi dhe në veçanti pikat 4.4 dhe 4.5, sipas të cilave; ,,
“4.4 Çdo punonjës gëzon lirinë e opinionit personal, por duhet të respektojë ruajtjen e konfidencialitetit në qëndrimin apo deklaratat me median e shkruar dhe elektronike dhe përgjithësisht gjatë kohës së ushtrimit të funksionit në zhatim të rregullave të institucionit dhe parashikimeve ligjore,”
Mjeku Allkja ka denoncuar në shumë raste, që prej fillimit të pandemisë, kushtet ku janë të detyruar të punojnë stafet mjekësore në QSUT.