Reperi nga Kosova Elinel është duke u përballur me dhimbjen e madhe të humbjes së të atit.
Në një postim në Instagram ditën e djeshme, ai ndau me ndjekësit lajmin më të hidhur të jetës, se babai i tij kishte ndërruar jetë.
Ai publikoi një foto të të atit shoqëruar me mbishkrimin: “Pusho n’paqe bab”.Sipas ‘Prive’ babai i reperit ishte infektuar me koronavirus dhe pas disa komplikimeve ka ndërruar jetë.
Këngëtari ka hequr të gjitha fotot nga profili i tij dhe ka lënë vetëm foton e të atit të ndjerë.
https://www.instagram.com/p/CFhMgygBQ3T/?utm_source=ig_web_copy_link