Arbana Osmani shijon verën me partnerin Eduard Grishaj
Arbana Osmani, një nga moderatoret më të dashura për publikun shqiptar, po shijon një periudhë relaksi në destinacionin e njohur të jugut, Jalë. Përmes një postimi në Instagram, ajo ka ndarë disa momente nga pushimet e saj në plazhin Folie, duke treguar se është në shoqërinë e partnerit të saj, regjisorin Eduard Grishaj, dhe miqve të tyre.
Në foto, Arbana shfaqet super në formë, duke reflektuar energji dhe mirëqenie. Shkrimi që e shoqëron postimin, “folie aux deux,” përveçse luan me emrin e vendit, sugjeron atmosferën e relaksuar dhe të dashur që po përjeton çifti gjatë këtyre pushimeve verore. Arbana dhe Eduardi, të cilët shpesh ndajnë momente intime me ndjekësit e tyre, duken të lumtur dhe të dashuruar në këtë ambient bregdetar.