“Pushimet dimërore të nxënësve këtë vit do të jenë më të gjata”, kështu është shprehur Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, në një intervistë për ABCnews.
Ministrja e Arsimit pohoi se fillimi i shkollës pas pushimeve të fundvitit, pritet të bëhet në datat 11 ose 18 janar, për shkak të situatës pandemike, megjithëse ende nuk ka një vendim zyrtar për këtë.
Kujtojmë se, në situatën aktuale të pandemisë, Komitetin Teknik dhe Ministria e Arsimit kanë vendosur zhvillimin e mësimit në mënyrë të alternuar në shkolla, mes atij online dhe fizik.
“I vetmi sinjal që kemi është që pushimet dimërore do të jenë më të gjata. Akoma nuk e kemi vendosur nëse do të jetë 11 apo 18 janar fillimi i shkollës. Theksoj se dinamika e pandemisë do të ndikojë në vendimmarrje”, tha Kushi.