Pushimet e verës janë mundësia e vetme për t’u shkëputur nga puna dhe për të kaluar kohë me familjarët apo shoqërinë dhe duket se këto pushime kanë qenë “top” për disa nga prezantuesit dhe moderatorët e Top Channel.
Të ftuar në studion e “Pasdites”, Juli Krisafi, Albana Osmani, Jonida Spahiu dhe Denis Dyrnjaja treguan pushimet e tyre verore.
Juli Krisafi (Greqi dhe Sarandë) – Pushimet i bëra të plota kësaj radhe. 7 ditë në Greqi dhe 7 ditë në Sarandë. Pushime shumë të këndshme, plazh dhe turizëm kulturor. Saranda ka problemin e betonizimit, por është rritur cilësia e shërbimit dhe kishte më shumë turistë të huaj se vitet e tjera. Në Sarandë ha mirë dhe lirë, ndryshe nga vendet e tjera.
Denis Dyrnjaja (Jug) – Isha në jug të Shqipërisë pas shumë vitesh që nuk i bëja këtu pushimet. Kishte të mirat dhe të këqiat e veta.
Albana Osmani (Paris, Montekarlo, Shqipëri)– Ishte një verë më e mirë. Pas shumë vitesh e impenjuar me punë edhe gjatë sezonit të verës, kësaj radhe isha pak më e lirë. Vera ishte e mirë për mua, kam shëtitur dhe kam parë vende të bukura. Ishte hera e parë që shkoja në Paris. Më pas shkova me vëllain dhe të fejuarën e tij në Montekarlo. U kthyem me makinë në Shqipëri dhe pamë vende të tjera rrugës.
Jonida Spahiu (Jug)– Kalova pushimet me shoqërinë. Shëtita jugun më shumë. Kur je në shoqëri të mirë, ja kalon mirë.
Burimi | Top Channel