Enzo Ghinazzi, në art i njohur si Pupo, është zyrtarisht drejtor editorial dhe përgjegjes në sektorin e game show në Agon Channel, televizioni i ri italian i sipërmarrësit Francesco Becchetti që do të debutojë këtë vjeshtë në kanalin 33 të digital tokesorit dhe që do të sjellë programe të reja dhe të autoprodhuara nga kanali.
Pasi ka sjellë suksesshem gjatë këtyre viteve disa game show si Il Malloppo, Affari tuoi dhe Reazione a catena, një nga këngetarët big të muzikës italiane, Pupo, është gati të ndërmarrë një tjetër eksperiencë profesionale që do t’a angazhojë jo vetëm në rolin e prezantuesit, por edhe drejtuesit të një sektori kreativ që parashikon të realizojë 4 formate te reja origjinale.
Pupo do të jetë prezantuesi i game show më të rëndësishëm të kanalit “Una canzone per 100.000″, një lojë me në fokus muzikën i të cilit është autor dhe që fillimi i të cilit koinçidon me fillimin e transmetimit të Agon Channel Italia. Një tjetër format për të cilin Pupo është duke punuar është edhe A fior di pelle, një game show që paraqet në një mynyrë origjinale botën e body painting.