Pak ditë më parë në media bëri bujë lajmi se gazetarja Mira Kazhani dhe moderatorja Bieta Sulo marrin roga në UKT. Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Top Story’, kryebashkiaku Veliaj ka justifikuar ‘punësimin’ e tyre.
“Përsa i përket një kompanie, siç është UKT-ja, e cila është një nga kompanitë më të mëdhaja në qytet, ndoshta pas OSHEE, e cila ka nevojë gjithmonë për të marrë këshilltarë, specialistë mediash, konsulentë, për të marrë audit, për të marrë ekspertë kredie. Pra më të mirët që ka tregu, kjo është një gjë që ndodh tipikisht.
Kolegët e zotit Lela në Britani, kolegët e tij në boston, punojnë rregullisht për kryetarët e bashkisë. Kështu që një kompani e qytetit merr eksperiencë dhe kërkon nga specialistë të medias, për mënyrën sesi do të komunikojë reforma të caktuara, për mua ka rëndësi bilanci. Kur ish kryetari i Bashkisë Lulzim Basha la ujësjellin, paguanin ujësjellin 37% e qytetarëve”, është shprehur Veliaj në reagimin e tij.