Gecce.com ka realizuar një anketim për të shpallur filmin më të bukur të vitit në Turqi. Duke qenë se edhe publiku shqiptar është njohur me këto prodhime dhe aktorët që interpretojmë ne ta, ne ju tregojmë më shumë për këtë sondazh. Të gjithë fansat e Baris Arduc dhe Elcin Sangu duhet të gëzohen pa masë sepse në vend të parë është renditur “Kohë për dashuri”, filmi i cili njohu sukses të padiskutueshëm që në premierën e tij. Rreth 65.2% e votuesve kanë zgjedhur pikërisht filmin ku shfaqen për herë të dytë protagonistët e serialit “Dashuri me Qira”.
Në vend të dytë është renditur “Ayla” një tjetër film shumë i diskutuar këtë vit në shtetin turk. Filmi “Ayla” është zgjedhur si kandidati zyrtar i cili do të përfaqësojë Turqinë në Ndarjen e Çmimeve Oscar. Ky film është pjesë e nominimeve si “Filmi më i mirë në gjuhë të huaj”.
Në vendin e tretë renditet “Vëllai im 2”, një film me pjesëmarrjen e Murat Boz dhe Burak Ozcivit./tring