Këtë javë në “Big Brother VIP Albanja” ishin të nominuar katër banorë: Kledi, Arditi, Semi dhe Paloma. Sipas votave të publikut i eleminuari i dytë, pas Elhaidit, ishte Arditi.
Mirëpo, ”Vëllai i Madh” ka vendosur që ndryshe nga çdo vit më parë t’i japë mundësinë disa prej banorëve për tu rikthyer në lojë në rast eleminimi. Fati e deshi që Arditi të sihte përfituesi i kësaj mundësie. Ai u rikthye në shtëpi për të vijuar normalisht lojën.