“Pasionet e Fshehta”, një nga serialet më të shikuara dhe të pëlqyera nga publiku, vjen më një sezon të ri.
Ajo që vihet re në triller zyrtar është se Sara Elizondo dhe Franco Reyes janë të ndarë, ndryshe nga çiftet tjetër kryesorë.
Duke mos dhënë detaje më shumë, aktorja Natasha Klauss, ka deklaruar përmes Instagramit se marrëdhenia mes të dy roleve nuk do të prishet.
“Sepse misteri, pasioni, hakmarrja, drejtësia dhe dashuria janë në gjak”, përfundon ky trailer i prezantuar nga Telemundo.
“Pasionet e Fshehta” do të mbërrijë në Telemundo në shkurt 2022, ndërsa nuk ka datë specifike.