“HBO Max” ka publikuar trailer-in për “House of the Dragon”. Seriali përbëhet prej 10 episodesh dhe është konfirmuar se transmetimi do të nisë në vitin 2022. Videoja, e cila përmban fragmente të shkurtra dhe të ndryshme të serialit, mbulohet nga zëri i Daemon Targaryen, i cili thotë: “Zotat, mbretërit, zjarri dhe gjaku. Ëndërrat nuk na bënë neve mbretër – dragoi na bëri.”
Lajmi për serialin u dha në 26 Prill. Ai bazohet në librin e George R.R. Martin “Fire & Blood”.
“House of the Dragon” zhvendos ngjarjet rreth 200 vite para “Game of Thrones” dhe mes yjeve që luajnë në këto seri është edhe Olivia Cooke. Pjesë e kastit ëshstë edhe aktorja 18-vjeçare Emily Carey dhe Milly Alcook, 20 vjeç, që do të luajë princeshën Rhanyra Targaryen. Olivia Cooke është në rolin e Mbretëreshës së Westeros.
Seriali portretizon luftën për fronin e shpatave mes paraardhësve të Daenerys Targaryen dhe Aegon II dhe një luftë civile mes dy dragonjëve.