Luizi Ejlli dhe Olta Gixhari janë dy personazhet kryesore të filmit “Në kuadër të dashurisë”.
Ky film është shumë pranë transmetimit pasi traileri tashmë është publikuar, ku edhe shfaqen skenat kryesore.
Në film bëhet fjalë për një çifti të martuar (luajtur nga Luizi dhe Olta) prej vitesh që vendosin t’i japin fund lidhjes së tyre pa kuptuar implikimet e familjeve të tyre në këtë ndarje.
Vendimi për t’u ndarë do i bëjë ata të njohin kufijtë e njërit-tjetrit dhe të njerëzve të tyre të dashur në situata plot humor dhe dashuri.
Sepse kur dashuria është akoma aty, asgjë nuk është e pamundur.
Përkrah Luizit dhe Oltës, në film luajnë edhe Sara Hoxha, Ylber Bardhi, Luan Jaha, Ndriçim Xhepa, Olta Daku, Dea Mishel e shumë të tjerë.
“Në kuadër të dashurisë” do të shfaqet premierë nga 9, 10 dhe 11 tetori në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.
Për të gjithë të interesuarit, çmimi i biletave për ditën e hënë (datë 9 Tetor), do të jetë 5000 lekë ose 10000 lekë (të reja), sipas vendit që përzgjidhni, ndërsa premiera fillon në orën 19:00 deri në 23:00, ku përveç filmit do të dëgjoni edhe aktorët dhe produksionin në fjalimet e tyre.