Olsa Muhameti është larguar nga programi i njohur “Përputhen” dhe nga Top Channel, duke iu bashkuar stafit të “Big Brother VIP Kosova”. Lajmi është konfirmuar disa ditë më parë në faqen zyrtare të programit në Instagram, ku u bë e ditur se Muhameti do të jetë producente ekzekutive e këtij formati të shumëpritur.
Në një postim të fundit në rrjetet sociale, Olsa ka ndarë një foto nga studioja e “Big Brother VIP Kosova”, duke treguar entuziazmin e saj për projektin. Në foto shihet një pjesë e studios dhe karriget ku do të ulen opinionistët e këtij sezoni, që pritet të fillojë shumë shpejt, përflitet brenda muajit nëntor. Muhameti e ka shoqëruar postimin me fjalët: “Ja ndiej vibe-n edhe me drita fikur”, duke rritur pritshmëritë për fillimin e programit.
Ky ndryshim për Muhametin shënon një kapitull të ri në karrierën e saj televizive, pasi ajo ka qenë e lidhur për një kohë të gjatë me suksesin e “Përputhen”.
Ndërkaq në faqen zyrtare të formatit është publikuar edhe spoti zyrtar i BBK Vip 3.