Me 206 vdekje të shtuara për 100 mijë banorë, Shqipëria është mes 20 vendeve më të goditura në botë për vdekjet e shtuara gjatë pandemisë COVID-19. Kjo sipas një analize të shifrave të përpunuara nga gazeta The Economist.
Vdekjet e shtuara llogariten duke përfshirë fatalitetet nga të gjitha shkaqet e jo vetëm si rezultat i koronavirusit. Ndërkaq bëhet një krahasim me mesataren historike të viteve të fundit.