Marina Vjollca është munduar që ta mbajë të fshehtë shtatzëninë, por ishin disa detaje që zbuluan se moderatorja e njohur është në pritje të ëmbël për herë të parë. Ajo u “zhduk” papritur nga ekrani dhe nga rrjetet sociale e për më tepër, postimi i fundit në Instagram-in e saj e tregon të veshur me një bluzë të zezë të gjerë.
Më pas, miku i saj, Eraldo Rexho, zbuloi gjatë një interviste se në shtator pjesë e kopertinës së revistës “Who” do të jetë një personazh i njohur që pret të bëhet nënë. Ai shtoi se ajo është bionde dhe partneri i saj gjithashtu është i famshëm.
Së fundmi, në rrjet po qarkullon fotoja e parë e Marinës me barkun e rrumbullakosur. Nga imazhi, duket se biondja seksi po përgatitet për një set fotografik që ajo mund të jetë duke realizuar për ta pasur kujtim nga pritja e ëmbël.
Marina dhe bashkëshorti i saj, Getoar Selimi, nuk kanë bërë ende asnjë reagim, ndonëse thuhet se Vjollca është në muajin e katërt të shtatzënisë.
“Prive” mësoi pak ditë më parë nga burime të sigurta se dyshja do të bëhen prindër të një vajze. Tashmë kanë nisur edhe aludimet për emrin që çifti mund të ketë zgjedhur për të voglën e tyre.