Pamjet që shfaqin momentet e fundit të gruas e cila shtyhet nga shkëmbi nga partneri, me të cilin priste të sillte në jetë një fëmijë janë publikuar.
40-vjeçari, Hakan Aysal u arrestua për vrasjen e gruas Semra Aysal, 32-vjeçe dhe foshnjën e saj të palindur, ndërsa ishin me pushime në luginën Butterly të qytetit turk Mugla.
Aysal dyshohet se e ka shtyrë nga shkëmbi gruan e tij që ishte në muajin e shtatë të shtatzënisë dhe që mbeti e vdekur në vend gjatë qershorit të vitit 2018.
Dyshja kishin bërë fillimisht fotografi së bashku nga shkëmbi, e prokurorët thonë se “aksidenti” në fakt ishte një vrasje e kryer nga Aysal me qëllim që të përfitojë paratë nga sigurimi i Semras.
Videoja e publikuar tregon dyshen duke ecur në një shteg të rrezikshëm të shkëmbit, ndërsa Aysal ia mban dorën gruan derisa ecte nëpër shkëmb me qëllim që të kenë një pamje sa më të mirë për fotografitë pranë detit Egje, qindra metra lartësi mbidetare.
Vetëm një minutë më vonë thuhet se ai e kishte shtyrë nga shkëmbi gruan, e ngjarjen e ka filmuar një turist që pretendon se Aysal po sillej çuditshëm