Ditën e sotme, RadioTelevizioni Shqiptar ka suprizuar ndjekësit e Festivalit të Këngës duke publikuar këngët konkuruese për edicionin e 57-të.
Ndërsa më parë, drejtuesja artistike e festivalit, Inva Mula njoftoi se këngët do të jenë suprizë për publikun, vendimi erdhi i papritur vetëm 2 ditë pas mbarimit të Këngës Magjike, një event që përkon në të njejtën kohë me Fest’57.
Ne i dëgjuam të gjitha, dhe përcaktuam edhe “fituesin” e këtij edicioni. Po për ju kush do të jetë fitues këtë herë? Është pak e vështirë sepse të gjitha këngët janë fantastike!