Fotot zytare të Galaxy S9 dhe S9+ janë publikuar ditën e sotme. Cila është surpriza?
Janë identikë me Galaxy S8. Fotot vinë nga insajderi i besueshëm i industrisë Evan Blass përmes një postimi në VentureBeat.
Ato tregojnë pjesën ballore të telefonit ku mund të shohim se mungon një buton i dedikuar për asistentin Bixby.
Në fillim të javës kompania dërgoi ftesat për aktivitetin “Unpacked” duke premtuar prezantimin e Galaxy S9-ës më 25 Shkurt.
Përveç fotove Blass hyn më në detaje duke thënë se të dy modelet mund të realizojnë video me 480fps.
Por mbase veçori më premtuese është lentja e cila ka dy opsione hapjeje f/2.4 dhe f/1.5 e kamerës së pasme.
F/1.5 do të ishte hapja më e madhe e një kamere të një telefoni inteligjent. Ndërsa S9+ do të ketë 128GB memorie të brendshme dhe 6GB RAM, modeli i vogël do të ketë vetëm 64GB memorie dhe 4GB RAM.
Telefoni do të dalë në shitje më 16 Mars. /PCWorld Albanian