Për shkak të disa zhvillimeve të këtyre 24 orëve të fundit, emisioni OPINION do të fokusohet tek një ngjarje që ka të bëjë me një emision të pretenduar se nuk u lejua të transmetohet në Vizion plus.
Emisioni “Publicus” trajton vdekjen në Landfillin e Sharrës të 17 vjecarit Ardit Gjoklaj. Ky produksion i cili shkaktoi një jehonë të madhe online do të transmetohet mbrëmjen e sotme në emisionin OPINION në orën 22:15 minuta. Gjatë gjithë ditës së sotme stafi i emisionit OPINION është përpjekur që të marrë reagime të shumta lidhur me ngjarjen dhe për të zbardhur atë që ka ndodhur.
A ka pasur influencë nga kryetari i Bashkisë Erion Veliaj për të mos lejuar transmetimin e ketij programi, apo ka pasur divergjenca të tjera mes produksionit dhe drejtuesve të Vizion plus të cilat ende nuk dihen.
SHIH EDHE: Ja episodi që mbylli “Públicus” | VIDEO
Përmes një reagimi në statusin e tij në Facebook regjisori Artan Rama i “Publicus” fliste për censurë të pastër nga Vizion plus dhe media tradicionale në përgjithësi.
Gjithsesi kjo mbetet një marrëdhenie mes palëve në fjalë por stafi emisionit OPINION ka marrë një vendim për ta transmetuar emisionin dhe për të qenë një zë i punës së kolegëve. Kemi kërkuar reagimin e të gjitha palëve të përfshira në këtë cështje sikundër jemi në pritje të reagimit përmes një interviste edhe të producentit Artan Rama dhe dy gazetarëve që kanë hetuar vdekjen e 17 vjecarit Ardit Gjoklaj në landfillin e Sharrës.
Të gjithë palët e përfshira në këtë debat kanë hapësirën që të reagojnë me qëndrimin e tyre lidhur me cështjen në fjalë sonte në mbrëmje në orën 22.15 në emisionin Opinion.