Një nga operatorët kabllorë në Kosovë – Posta dhe Telekomi i Kosovës ka pranuar të hyjë në marrëveshje nëpërmjet së cilës bëhet kompensimi për mbajtësit e të drejtave të patjetërsueshme në veprat audiovizuale.
Në njoftimin e Shoqatës për Menaxhimin Kolektiv të të Drejtave të Autorit dhe të Drejtave të Përafërta në fushën audio-vizuale (VAPIK) thuhet se, marrëveshja është rezultat i një vendimi gjyqësor që i obligon operatorët t’i realizojnë kompensimet sipas tarifave zyrtare.
Me respektimin e këtij vendimi përveç që hiqet Kosova nga lista e zezë e BE-së, përmbushet edhe një nga kushtet e MSA-së, ku përfitues janë autorët, producentët dhe interpretuesit nga puna e tyre dhe pronësia intelektuale.
Sipas shoqatës që përfaqëson autorët, prodhuesit dhe interpretuesit janë bërë paditë penale për mosrespektim të vendimeve të gjyqësorit për udhëheqësit e operatorëve kabllorë.
Për shkelësit e vendimeve gjyqësore parashihen dënime prej gjashtë deri në dy vjet burgim.
VAPIK-u u ka bërë thirrje edhe operatorëve të tjerë – IPKO-s, Kujtesës e Art Motion që ta përfillin vendimin e gjykatës dhe të mos vonojnë pagesat që u detyrohen autorëve, përkatësisht mbajtësve të të drejtave.