Në një intervistë për Ora News, psikologia Denada Toçe u shpreh se edhe mediaka bërë me dashje dhe padashje një jehonë e traumë sociale në lidhje me covid-19.
Për Toçen, kjo gjë ka sjell ankth te prindërit dhe fëmijët si dhe te të sëmurët dhe te ata që janë në fillimet e infektimet.
Denada Toçe: Mediet kanë bërë me dashje dhe padashje kanë bërë një jehonë e traume sociale. Kjo ka sjellë shumë ankth te prindërit, te fëmijët, te të sëmurët dhe te ata që janë në fillimet e infektimet. Gjithë kjo ndjesi është transmetuar edhe nga prindi te fëmija. Ekziston një rrezik, por ne e kemi kthyer këtë në gjendje paniku social. Po të shohim shifrat e infektimeve, kemi nga ata që po e kalojnë mirë këtë situatë, ka nga ata që janë të shtruar dhe disa kanë vdekur.
Toçe tha se ky vit kërkon shumë sakrifica dhe se duhen aplikuar e adaptuar skema që janë të përshtatshme me vendin tonë.
Denada Toçe: Ashtu, edhe mësuesit nuk duhet të punojnë përtej kapacitetit të tyre. Jemi në kohë që kërkojnë shumë sakrifica. Unë kam propozuar se ky vit të ishte mirëmbajtës në lidhje me informacionin e fëmijëve, sepse nuk mund të rrezikojmë që të kalojmë sërish në mësimin online me rritjen e infektimeve. Kjo gjë krijon një amulli dhe një shqetësim te psikika e fëmijëve.
Toçe theksoi se ka shumë familje që nuk kanë ekonomi për ta përballuar këtë situatë dhe shtoi se formulari për vetëdeklarimin në lidhje me infektimin është i papërshtatshëm.
Denada Toçe: Një pjesë e mirë e familjeve vijnë nga një ekonomi e reduktuar dhe një pjesë janë pa punë. Pra këta prindër janë në një dilemë të jashtëzakonshme sepse kanë hequr dorë për tu kujdesur për fëmijët. Ne kemi marrë skema, por nuk kemi adoptuar të tilla sipas vendit tonë. Sot kemi një formular formal që është i papërshtatshëm që i vë përballë një përgjegjësia. Unë do ta firmosja këtë formular nëse tamponët do të ofroheshin falas nga qeveria.