Dje ishte Elona Meҫo, një nga shtyllat e Top Channel, që e la televizionin. Para saj nuk numërohen ata që kanë ikur sëfundmi. Kjo ikje, e pashoqëruar nga asnjë prurje, ka mërzitur shikuesit besnikë te kanalit, që nuk po arrijnë dot të mësohen me Tv e modelit të ri.
Njëra prej tyre pyet Ledion Liҫon, në instagram: “Pse po largohen të gjithë nga Top chanel? 🙁
Ledioni: Ku shkojnë pa mirë që largohen?
Komentuesja: Ku shkojnë se di. Por dhe që është mbushur vetëm me fëmijë, në Top Channel s’ësht normale. Mendimi im.
Ledioni: Punon në gjendje civile ti?
Komentuesja: S’ka të bej. Jam thjesht prej vitesh simpatizante e topit. tani që ju la dhe Jonida apo Adi më erdhi keq se e shihja me kënaqësi ҫdo pasdite. Gjithsesi suksese. Ti je shume i mirë.
Ledioni: Topi është si Shqipëria, njerëzit shkojnë nga shkojnë prapë këtu kthehen. Puthje.”
Ne fakt as në Top, as në Shqipëri, nuk po kthehet njeri. / I.M- Dritare.net