Është fakt: Serialet Turke po pushtojnë botën! Tregu mediatik turk i cili ka hyre pothuajse në mbarë botën, madje edhe aty ku nuk besohej se nuk do të hynte kurrë dhe nuk do kishte sukses, duke filluar nga Amerika Latine, serialet e të cilës janë mbajtur si më të bukurat, e duke përfunduar në Europë me Mediaset e cila së fundmi po transmeton dy seriale turke, për mos të përmëndur Shqipërinë dhe Kosovën, aty ku serialet turke zënë hapsirën më të madhe të televizioneve po ashtu edhe audiencën kryesore në fashat e transmetimit televiziv tashmë për më shumë se 7 vite.
Por pse Shqiptarët pëqejnë kaq shumë serialet turke dhe pse janë kaq të interesuar për prurjet e reja turke në mediat Shqiptare? Më poshtë kam rradhitur disa nga faktet që mendoj se audienca gjen veten.
1. Realiteti
Nuk është vështirë për të besuar pse Shqiptarët dhe Turqit kanë kaq shumë të përbashkëta, përveç pushtimit otoman i cili transmetoi kulturën e tij për afro 500 vite, duhet të përmëndim se serialet turke janë ato që Shqipëria dhe Shqiptarët hasin çdo ditë, çdo orë në jetën e tyre të përditshme.
2. Tragjedi që shqiptarët i hasin kurdo
Serialet e zhanrit dramatik, janë ata që kanë më interes për shikuesit. E vërteta e pamohueshme është se Shqiptarët i adhurojnë aventurat e dashurisë, dështimet si dhe tragjedizimet e tyre, kjo në fakt na tregohet kudo. Jemi një popull që e vdesim thashethemin!
3. Vlerat e Familjes
Nuk mund të thuhet kurrë që serialet turke janë pa mesazhe. Turqia njihet si një nga vendet të cilat i ruan fortë themelet e familjes, jo vetëm për faktin se pjesa më e madhe janë praktikantë të besimit islam, por edhe sepse është vetë qeveria ajo e cila promovon gjatë gjithë kohës mesazhin se familja është një nga fortesat më të shtrenjta për të gjithë, kjo gjë ka ndikuar edhe në serialet turke të cilat përcjellin në çdo moment vlerat e familjes.
4. Mund të shihet nga kushdo
Të moshuarit janë ndër më besnikët e serialeve turke. Përveç fakteve të lartpërmëndura, nuk dua të harroj se prodhimet turke mund të shihen nga të gjithë, nga më fanatikët deri nga ata më liberalët, përsa i përket skenave të nuditetit, skenat e seksit janë shumë të pakta, kjo ndoshta nuk i turpëron shqiptarët, edhe pse duhet ta pranojmë që jemi një popull që “vdesim” për nudizimin.
Serialet i kanë sjellë një fitim prej 250milionë $ Turqisë, në bazë të Turkish Exporters Assembly, një organizatë tregtare, një kosto kolosale kjo bazuar me vitin 2004 ku fitimet e shitjeve ishin afro 10,000$.
Prodhimet turke shihen tashmë prej afro 400 milion shikues në më shumë se 20 shtete.
Copyright IMAlbania.com