Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë reagon për ngjarjen e dytë tragjike të ndodhur brenda pak kohe te spitali Covid-2 Shefqet Ndroqi, ku një tjetër pacient i dha fund jetës, duke u hedhur nga kati i katërt.
Kjo shoqatë rendit arsyet e këtyre ngjarjeve tronditëse, ndërsa jep alarmin se akte të tilla të rënda mund të ndërmerren edhe nga mjekët e infermierët.
Në dy postime të njëpasnjëshme në ‘Facebook’, Shoqata e Infermierëve thekson se stafet mjekësore kanë mbingarkesë në punë dhe shohin çdo ditë ngjarje nga më të ndryshmet.
Mesazhi i parë:
Pse po vetevriten pacientet me Covid 19 ????
Shenohet rasti i dyte ne Spitalin Shefqet Ndroqi ne Sanatorium ku pacienti hidhet nga kati i katert i spitalit duke gjetur vdekjen.
Jemi i vetmi vend ku kemi mungese stafi mjekesore per sherbimin e pacienteve.Me kapacitetin e stafit mjekesore ku pothuajse gjysma eshte vete i prekur me covid 19 nuk mund te kete nje sherbim cilesore ndaj pacienteve.
2.Mungesa e sherbimit te punonjesit social,psikologut etj sjell kete gjendje tek pacientet.Kur dihet qe shumica e pacienteve pesojne demtime serjoze si nga ana emavionale dhe psikologjike perpost semundjes qe kane.Asnje sherbim psikologu nuk eshte ofruar ne asnje spital dhe ndaj asnje pacienti me covid.Jo vetem kaq por dhe mungesa e mjekeve te tjere specialist si kardiologu,endokrinologu etj per pacientet me semundje shoqeruese eshte nje faktor tjeter qe ndikon.
3.Izolimi total ndaj familjareve duke mos i lejuar asnje forme kontakti me ta krijon stres psikologjik te keta pacient (shpesh as kontaktet ne telefon nuk lejohen)
4.Perdorimi pa kriter i disa mjekimeve ose krijon hemoragji tek pacientet ose krijon tromboemboli tek ata
5.Kur nje pacient nderron jete mbahet ne te njejten dhome me pacient tjeter deri ne momentin qe meret nga mjekesia ligjore dhe ne kete situate nje pacient me covid peson shok psikologjik duke pasur ne dhome pacient qe ka humbur jeten.
Keto dhe shume faktore te tjere jane faktore qe po ndikojne ne anen psikologjike tek te semuret me covid.
Edhe sa kohe duhet te heshtet nga institucionet dhe personat pergjegjes???
Edhe sa jete duhet te humben qe te reagojne institucionet qe tu vihen ne sherbim punonjesit e duhur pacienteve ne spitale sepse eshte dhe nje numer i madh qe trajtohen ne shtepi qe jo vetem sherbimi i psikologut ju mungon por dhe cdo sherbim tjeter i nevojshem.
E vetmja gje qe na mbetet eshte TE LUTEMI PER KETO TE SEMURE….
Mesazhi i dytë:
Pas pacienteve me covid radha e vetvrasjeve mund te jete e vete e personelit Shendetesore per shkak te mbingarkeses qe kane ne pune dhe sherbimit qe bejne ndaj pacienteve.Ate cfare ata shohin cdo dite ne pacient te ndryshem,ate cfare ata ndjejne sa here humbet jeten nje pacient dhe lodhjen qe kane gjate oreve te gjata te sherbimit nuk eshte cudi qe dhe neser ne lajme te shohim se si mjek apo infermier nga lodhja,stresi apo depresioni u vetevra.
Ku eshte kujdesi ndaj personelit???
A duhet te kete sherbim psikologu dhe per personelin shendetesore???
A duhet te kete kohe pushimi dhe per ta???
Mos valle duhet te vazhdojne te trajtohen si kafshe pune akoma personeli shendetesore pa asnje kujdes ndaj tyre???
Po ata pse valle vazhdojne e heshtin???
Sa do zgjasi kjo drame per to???
Nese personeli vazhdon te infektohet e te vetevritet kush do sherbej neser ne spitale dhe qendra shemdetesore???
Mos valle ka ardhur koha te kthehet fokusi nga personeli Shendetesore i lene pas dore prej vitesh???