Me një postim në llogarinë e tij, Atdheu, një nga djemtë më të dashur të ‘Përputhen’ ka njoftuar ndjekësit rreth mungesës së tij në program, duke qenë se kjo e fundit shkaktoi shumë komente dhe reagime në rrjet.
“Të dashur miq! Faleminderit që më pyesni si jam e shqetësoheni për mungesën time. Jeta shumë dinamike e kohëve të fundit ka ndikuar në ulje të imunitetit dhe dobësim të gjendjes shëndetësore dhe në këtë kohë të vështirë që bota po kalon, shëndeti është shumë i rëndësishëm. Ndaj mora pak ditë pushim për t’u rikuperuar, por rikthehem sërish pranë jush së shpejti, me ndjenja dhe mendime të shëndosha”, ka shkruar ai krah një postimi në ‘Instastory’.
Ndërsa burime për revistën Who tregojnë se Atdheu është parë ditën e sotme në ambientet e ‘Top Channel’ duke lënë të kuptohet se ndjekësit do ta shohin sërish në puntatat e radhës.