Të gjithë e shijuam dhe u ndjemë krenarë për kualifikimin e këngëtares Linda Halimi në ‘American Idol’. Artistja kosovare i siguroi vetes tre ‘Po’ të bindshme nga juria e përbërë nga këngëtarë profesionistë si Jennifer Lopez, Keith Urban dhe Harry Connick, me interpretimin e fuqishëm të këngës “This Is A Man’s World”.
Por ajo që tërhoqi më shumë vëmendje ishte fakti se këngëtarja 25-vjeçare e prezantoi veten thjesht si një ‘instruktore fitnesi’ që kishte emigruar në SHBA dhe e kishte zbuluar fare rastësisht lidhjen e saj me muzikën, duke lënë pa përmendur të gjitha arritjet muzikore që ka patur në Shqipëri dhe Kosovë.
Vlen për t’u përmendur që Linda ka fituar çmimin e parë në një prej edicioneve të Top Fest, ndërsa është vlerësuar me çmimin e dytë në Festivalin e Këngës. Nuk e dimë pse ajo ka zgjedhur t’i lërë në hije këto sukese, aq më tepër sot që çdokush mund t’i zbulojë këto detaje lidhur me jetën e saj vetëm duke kërkuar emrin ‘Linda Halimi’ në google.
Mbase këngëtarja ka menduar se duke u paraqitur si jo-profesioniste, zëri i saj do të vlerësohet më shumë nga juria. Sidoqoftë ne do ta ndjekim Lindën në rrugëtimin e saj në këtë kompeticion, mbase në puntatat në vazhdim do të zbulohet ‘e shkuara e saj e errët’. –
Marre nga Shqiptarja.com