Prej vitesh, moderatorja e programit të pasdites, Rudina Magjistari ulet në të njëjtin vend në studion e saj, megjithatë ditën e sotme duket se ia ka liruar atë një mësueseje, e cila ka qenë e ftuar pasditen e sotme. Pasi e ka ftuar në studio, ka ndodhur dhe momenti kur e ftuara u drejtua drejt vendit të Rudinës, teksa kjo e fundit u kujdes të mos e prishte rehatinë e të ftuarit.
“Mirë se erdhe mësuese Sirjusa, ulemi menjëherë. Mësuese, me shumë kënaqësi do t’jua lija vendin. Ju rrini aty, unë po qëndroj këtu. Mos u bëni merak”, u shpreh Magjistari teksa nuk vonoi të ulet në vendin që zakonisht ndodhet i ftuari.
Ky moment me siguri ka vjedhur vëmendjen e të gjithë ndjekësve të Rudinës, të cilën e panë për herë të parë në një vend tjetër.