Kohët e fundit është përfolur në mediat rozë për një romancë mes Graciano Taganit dhe Argjira Spancës, madje u tha se çifti bashkëjetojnë. Pavarësisht lajmeve që qarkulluan për ditë të tëra nga balerini dhe moderatorja kosovare nuk erdhi asnjë reagim, deri më sot. Dyshja ka konfirmuar lidhjen e tyre në rubrikën “Trotuar” në “E diell”.
Tema e puntatës së sotme ishte “Sa të vërtetë janë çiftet?”, dhe kur Manushi u ndal tek Argjira dhe Graciano, ata nisën të vraponin për t’u larguar nga skena. Pas kësaj, balerini ka konfirmuar romancën me bukuroshen brune duke thënë: “Aktrimin unë e kam shumë inat. Ju e dini të gjithë. Pse bëni sikur se dini?”.
Më pas Manushi ka ngacmuar Argjirën duke i thënë:”Po mirë moj Gjira nga 6 miliardë njerëz në botë te ky shkove?”, batutë e cila ka shkaktuar shumë të qeshura në studio.
Dimë t’ju themi vetëm që ajo dhe Graciano duken fantastikë bashkë dhe zyrtarisht showbizit shqiptar i është shtuar një çift i ri.
showbizit shqiptar i është shtuar një çift i ri! /News31