Largimi i Fifit nga “Big Brother VIP” bëri goxha bujë dhe po vazhdon të komentohet ende. Së fundmi, këngëtarja e njohur ka realizuar një intervistë virtuale me fansat e saj të Instagramit ku padyshim nuk mund të mungonin pyetjet lidhur me eksperiencën e saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, e të cilave Fifi nuk ka hezituar t’iu përgjigjet.
Kështu, dikush i shkruan artistes: “Pse bëje skena në “Big Brother”, qaje pa arsye, vrapoje e para për çdo gjë, nuk më ke pëlqyer.” Kësaj pyetjeje ajo i është përgjigjur me ironi duke shkruar: “Vetëm që të pyesje ti pse”.
Sakaq e pyetur se çfarë e ka lënduar më së shumtë kur ajo doli nga “Big Brother VIP”, Fifi u shpreh se ishin ofendimet dhe torturat që ka marrë familja e saj.
Shqiptarët e kanë marrë shumë afër zemrës këtë reality-show dhe duket se po kalojnë çdo limit. Në fund të ditës nuk duhet harruar se jo vetëm që bëhet fjalë për një lojë, por edhe për njerëz dhe artistë që kanë botën e tyre e që bëjnë ART.