Në Shkodër, protesta në ditën e katërt pas vrasjes së 25 vjeçarit Klodian Rasha ka precipituar në dhunë.
Në ditën e katër, disa të rinj e nisë protestën në qendër të qytetit verior dhe më pas në mënyrë krejt të befasishëm sulmuan selinë e PS-së në Shkodër duke thyer, shqyer me dhunë dyert dhe bastisur çdo gjë që ishte brenda.
Protestuesit shkatërruan bazën materiale, duke nxjerrë orenditë dhe dokumentet që ndodheshin brenda selisë së PS dhe i dogjën në mënyrë demonstrative para godinës së selisë.
Punonjës të Policisë dhe FNSH ndërhynë duke vendosur një barrikadë dhe përdorur gaz lotsjellës për largimin e protestuesve që dogjën dhe shkatërruan gjithçka u doli para.
Gjithashtu, protestuesit u kanë vënë flakën tabelave të reklamave në rrugë, pasi i kanë thyer e shkatërruar më pare, ndërsa u kanë vënë flakën edhe koshave të mbeturinave.