Protestat e studentëve duket se po marrin përmasa akoma edhe më të mëdha. Ditën e Martë, protestës tashmë 1 javore të studentëve pritet ti bashkohen studentë nga Universitetet e rretheve por edhe gjimnazistë.
Edhe pse Kryeministri Rama ka tentuar disa herë të bëj dialog me studentët, mesa duket ai ka qenë i pamundur deri më tani, pasi sipas tyre kërkesat e tyre janë kushte dhe të panegociueshme.
Ndërsa media tashmë është fokusuar e gjitha tek kauza e studentëve, Top Channel ka bërë një ftesë publike për çdo student i cili dëshiron të bëhet pjesë e debatit për protestat por edhe Kryeministrin, në studion e “Top Show” ditën e Martën më 11 Dhjetor ora 22.00 në studiot qëndrore të TCH në Kashar.
Top Channel gjithashtu ka vendosur në dispozicion një formular për shprehje interesi i cili mund të gjendet në linkun e mëposhtëm./IMAlbania.com/
http://top-channel.tv/2018/12/10/alban-dudushi-hap-studion-e-top-show-per-perballjen-mes-studenteve-dhe-kryeministrit/