Policia e Shtetit ngre postblloqe në disa prej segmenteve kryesore të hryjes në kryeqytet, ndërkohë që sot është paralajmëruar protesta e radhës për vrasjen e Klodian Rashës.
Disa nga akset ku janë ngritur postblloqet janë Fushë-Krujë – Tiranë dhe Fushë-Krujë – Rinas – Vorë. Policia thotë se këto postblloqe janë ngrutir me qëllim identifikimin e elementëve problematikë si dhe parandalimin e veprimtarive kriminale.
Por nuk përjashtohet mundësia që postblloqet të jen ngritur me qëllim ndalimin e grupeve që mund të jenë nisur për të marrë pjesë në ditën e pestë të protestës, pasi pjesë e kontrolleve janë furgona dhe autobusë që vijnë nga rrethet.
Kujtojmë se thirrja për protestë sot është bërë nga këngëtari Arkimed Lushaj, i njohur si “Stresi”, ish kryeministri Sali Berisha, dhe më pas është përhapur në disa dhjetra grupe dhe faqe në rrjetet sociale.