Brukseli u mbërthye nga protesta të dhunshme që lidhen me vrasjen e një personi me ngjyrë nga policia teksa po filmonte një ndërhyrje të uniformave blu.
23-vjeçari i quajtur Ibrahim vdiq më vonë në stacionin e policisë pasi ishte arrestuar në rrethana ende të paqarta. Sipas raportimeve, familja e tij ishte informuar vetëm gjashtë orë më vonë.
Pak pas tragjedisë në kryeqytetin belg nisën trazirat. Në pamje të shpërndara në rrjetet sociale shiheshin grupe protestuesit që në dukje po i vinin zjarrin një stacioni policie. Ndërsa policë të armatosur qëlluan ndaj protestuesve, me plumba gome.