Karriera e tij mori famë me rolin e djalit mistrec Kevin McCallister në seritë e filmit të famshëm “I vetëm në shtëpi.”
Pas 28 vitesh si qendra e vëmendjes në Hollywood, Macaulay Culkin ka vendosur të tërhiqet përfundimisht nga aktrimi në moshën 30-vjecare.
Ai ka treguar për “New York Magazine” se edhe pse në mes të të 30-ave ai nuk ka në plan të pranojë role kinematografike apo qoftë edhe të shfaqet në televizion.
“Zakonisht eci me erën, pa plane. E kaloj kohën duke pikturuar, kompozuar dhe duke bërë sport. Nuk më pëlqen aspak të shfaqem në publik. I shijoj shëtitjet në orët e vona, 2 apo 4 të mëngjesit kur nuk ka njerez dhe kur nuk jam duke bërë këto gjëra atëherë jam duke udhëtuar mes New York-ut dhe Frances”, shprehet Macaulay.
/ Top Channel