Prej kohësh dihet që në vendin e quajtur “Bishti i Zhurit” në Rrogozhinë, kryej aktiviteti i prostitucionit. Ky rast ishte denoncuar edhe në media, por deri më tani nuk ishte marrë asnjë masë, edhe pse gjithçka ndodhte ditën për diell.
Vetëm sot policia duket se është hedhur në veprim.
Së fundmi në pranga kanë rënë dy pronarë hotelesh, 5 vajza që ushtronin prostitucionin dhe një klient i kapur në hotel.
Njoftimi i policisë:
Goditen dy raste të shfrytëzimit për prostitucion dhe të mbajtjes së lokaleve për prostitucion.
Operacioni policor i koduar “Zhuri” u finalizua pas 7 muajsh hetimi të zhvilluara nga Komisariati i Policisë Kavajë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë.
Në pranga janë vënë dy pronarë hotelesh me akuzën për shfrytëzim për prostitucion dhe për mbajtje të hoteleve për shfrytëzim prostitucioni.
“U arrestuan B. Gj., 61 vjeç, banues në Rrogozhinë, me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”. Ky shtetas është pronar i një hoteli në zonën e quajtur”Bishti i Zhurit”, në Rrogozhinë; F. H., 58 vjeç, banues në Rrogozhinë, me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”. Ky shtetas është pronar i një hoteli në zonën e quajtur “Bishti i Zhurit”, në Rrogozhinë”.
Policia ka arrestuar gjithashtu 5 shtetase që ushtronin prostitucionin dhe një klient.
“M. M., D. M., G. D., Q. R. dhe V. M., me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën penale “Prostitucioni”. Gjithashtu u arrestua në flagrancë shtetasi R. L., banues në Divjakë, pasi është kapur në flagrancë në ambientet e hotelit në pronësi të shtetasit B. Gj., duke kryer marrëdhenie seksuale kundrejt pagesës, me shtetasen Q. R”.
Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar 370.000 lekë të reja, të përfituara nga shfrytëzimi i këtyre shtetaseve për prostitucion, 7 telefona celular dhe një autoveturë.