Ditën e djeshme, Rezarta Shkurta postoi një shkrim për Enver Hoxhën. Mes kontrastit të ditëve të sotme dhe jetës në kohën e regjimit komunist të supozuar në fjalët dedikuar ish-diktatorit, komenti i Rezartës për gjithçka shkruhej, ishte: “Kaq kisha…”
Si një nga temat më delikate për shqiptarët dhe duke iu referuar edhe fjalisë përmbyllëse të shkrimit: “Na fal Enver”, reagimet kundër këngëtares kanë qenë të shumta. Një qendrim i ashpër ka ardhur nga Zhaklinë Lekatari, e cila ndër të tjera shkruan: “Sipas mendimit tim, propaganda të tilla duhen dënuar me ligj.” Ajo e ka cilësuar si ‘turp’ promovimin e figurës së ish-diktatorit, siç ndodhi në rastin e Rezartës.
Vetë Rezarta nuk ka reaguar lidhur me komentin e Zhaklinës, megjithatë kjo nuk është hera e parë që këngëtarja përballet me situata të tilla. Kjo, pasi ajo poston jo rrallë herë kujtime, dedikime ose edhe thjesht foto të ish-diktatorit ose bashkëshortes së tij.