Prokuroria e Tiranës ka ngritur zyrtarish akuzat për Francesco Becchetti -n dhe bashkëpunëtorët e tij, të përfshirë në skemën më të madhe të pastrimit të parave, te zbuluar ndonjëherë në vendin tonë. Mbi pronarin e “Agon Channel” grupi hetimor ka formuluar tre akuza.
E para, është ajo e pastrimit të parave. Dyshohet se italiani 49 – vjeccar ka pastruar rreth 100 milionë euro në vendin tonë. Nga Italia, Luksemburgu dhe Austria dyshohet se kanë hyrë shuma të konsiderueshme parash përmes kompanive të Becchett – it, pa justifikuar burimin e tyre.
Prokuroria ka dyshime se një pjesë të këtyre parave ai i ka investuar në “Agon Channel”, për të cilin u shpreh dikur se kishte shpenzuar 40 milionë euro, pa marrë as edhe 1 cent kredi në bankë.
Veç pastrimit të parave, me skemën që kishte ngritur prej disa vitesh, ai do të hetohet edhe për vjedhje në shpërdorim të detyrës dhe krijimit të skemave mashtruese me qëllim përfitimi.
Prokuroria ka gjetur prova se pronari i “Agon Channel” ka vjedhur partnerët e tij në biznes. Një nga skemat dyshohet se është ajo që ai ka perdorur me Deutsche Bank për hidrocentralin e Kalivaçit.
Me Deutsche Bank, Becchetti kishte krijuar kompaninë Hydro Srl. Punimet kryheshin nga kompania Energy që ishte në pronësi të mamasë së Becchetti – t. Hetimet zbuluan se firma e mamasë së Becchet – it i kryente punimet me ccmime reale të tregut, por ia shiste firmës Hydro Srl me ccmime deri në mbi 20 herë më shumë.
Po kështu Hydro Srl e Becchetti – t dhe Deutsche Bank e çuan në arbitrazh kompaninë e mamasë se Becchetti – t, e cila fitoi 50 milionë euro.
Kjo duket se ka qenë skema që Becchetti kishte ngritur për t’i zhvatur paratë Deutsche Bank.
Akuza tjetër për pronarin e “Agon Channel” është ajo e krimit të skemave mashtruese me qëllim përfitimin.
Për Mateo De Renzin, bashkëpunëtorin më të afërt të Becchetti – t do të rëndojnë 4 akuza. Vjedhje duke shpërdorura detyrën, pastrim parash, mospagim taksash si dhe mospagesën e detyrimeve doganore.
Për nënën Becchetti – t, Liliana Kondomiti është ngritur vetëm akuza e pastrimit të parave, pasi dyshohet se ajo me bizneset në emër të saj janë bërë pjesë e skemës së mashtrimit.
Për bashkëpunëtoren shqiptare të Becchetti – t dhe një nga aksionetret e “Agon Channel”, Erjona Troplini do të rëndojë akuza e pastrimit të parave.
Një akuzë është ngritur dhe për drejtuesin teknik të hidrocetralit të Kalivaçit, Stavri Peçi, ajo e falsifikimit të dokumetave e kryer në bashkëpunim.
Akuzat janë ngritur pas dy muaj hetimesh. Becchetti akuzohet gjithashtu se ka shmangur detyrimet financiare ndaj shtetit shqiptar në vlerën e 7 milionë dollarëve. Prokuroria është në pritje të përgjigjeve të letër – porosive dërguar në Italia, Austri dhe Angli për burimin e parave të sjella nga Becchetti, në vendin tonë.
I vetmi shtet që ka sjellë përgjigje është Luksemburgu, vend nga i cili dyshohet se pronari i Agon Channel futi në Shqipëri 20 milionë euro për t’i pastruar.
Tv Klan