Dy ish-banorët e ‘Big Brother VIP Albania’, Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari do të jenë sërish bashkë në një projekt të ri. ‘Kryefjala’ raporton se dyshja do të luajnë një film, e madje dyshja do të jenë burrë dhe grua.
Filmi do të ketë intrigë, histori dhe tradhëti, ku protagonistët kryesorë do të jenë dyshja Luiz-Olta. Kimia e tyre u pa në Big Brother, kështu që është e sigurt që do të jetë interesante edhe në film.
Me siguri roli i Oltës në film do e bëjë pakëz xheloze Kiarën, e cila tashmë është bashkëshortja e Luizit në jetën reale. Kujtojmë se Olta dhe Luizi kanë qenë rivalë në lojë, por aktorja është shprehur se ka raporte të mira me Luizin, e se e ka xhan.
Data e publikimit të filmit ende nuk është zbuluar, por me siguri projekti është në xhirime e sipër.