Sukses i madh për formatin e ri të Alberto Angela “Meraviglie – La penisola dei tesori”.
I mbërritur në puntatën e tretë programi vazhdon të rritet në vlera audience, të mërkurën e 17 janarit emisioni ka arritur një numër 5,8 milionë telespektatorë dhe 23.81% share.
Në komunikatën për shtyp, të dhënë nga Rai, programi është aktredituar si më i ndjekuri i i ditës dhe konfirmohet si më i komentuari në rrjetet sociale, me 132 mijë ndërveprime.
Programi ishte zgjedhja e parë e mbrëmjes në mesin e të rinjve të grupmoshës 15-24 vjeç, me një share 20,90%.
“Meraviglie” është një program me 4 puntata që ka në fokus zbulimin e disa prej vendeve më të bukura të Italisë. Bëhet fjalë për një format të realizuar dhe transmetuar në Ultra HD (4K) në kanalin Rai 4K (Tivùsat).
Puntata e fundit e moderuar nga Angela do të transmetohet në datë 24 janar.