Prej gati 1 viti, që pas ribashkimit të tyre të famshem, Donaldi dhe Bora nuk kanë hezituar aspak që ta jetojnë dashurinë e tyre para fansave dhe publikut, duke postuar në rrjetet sociale detaje nga jeta e tyre private si asnjëherë më parë. E ndërkohë që duket se gjithcka shkon mirë me marrëdhënien e tyre, po ashtu edhe me karriera respektive, ciftin ka shumë gjasë që ta shohim bashkë në ekran së shpejti, në një projekt të përbashkët.
Në fakt është dicka që është përfolur edhe më parë, teksa moderatorja dhe aktori janë aluduar se do të jenë pjesë e një seriali, po ashtu është raportuar se mund të vijnë edhe me një emision televiziv, por nëse asnjëherë nuk ka pasur konfirmim për këtë, kemi një konfirmim mbi faktin që do t’i shohim krah njëri-tjetrin në ekran në të ardhmen.
Kështu, gjatë një bisede virtuale me ndjekësit në Instagram, Borës i janë drejtuar dy pyetje, ndër të tjera, me njërën prej tyre që ishte në lidhje me një projekt bashkë me Donaldin. Zemani ka zgjedhur të përgjigjet duke mos u përgjigjur, teksa ka etiketuar Donaldin, i cili nga ana e tij i është përgjigjur pyetjes me një “Po” të thatë.