#IMAprimeTime // PROGRAMI I MBREMJES, E Premte 13 Nëntor 2015
Programet që ofrojnë televizionet kryesore shqiptare në mbrëmje.
TOP CHANNEL | Ora 21:00 Master Chef [Cooking Show]
Një program kulinarie, ku konkurentë të ndryshëm që kane pasion gatimin dhe kuzhinën, konkurojnë për fronin e Master Chef-it të ri Shqiptar.
TV KLAN | Ora 21:00 Zonë e Lirë [Talk Show]
“Zonë e Lirë” është një emision me karakter gjeneralist, i cili mbështetet mbi aktualitete të ndryshme, politike, sociale dhe kulturore, lokale dhe ndërkombetare, duke i përcjellë ata nëpërmjet personazheve që ideatori dhe drejtuesi i emisionit, Arian Çani fton në studio. Këto personazhe janë protagoniste direkt ose indirekt të këtyre ngjarjeve. Promovimi është në thelb te intervistat që zhvillohen në studio.
Politikanë, artistë, shkrimtarë, gazetarë, shkencëtarë janë çdo të premte protagonistë, autorë, apo “viktima” të ngjarjeve apo ndodhive të ndryshme duke rrëfyer e dëshmuar historitë e tyre, e në këtë mënyrë, duke hedhur më shumë dritë mbi to.
VIZION PLUS | Ora 20:45 Oktapod [Talk Show] Live Streaming
Cila është zgjedhja juaj për sonte? Komentoni me poshte!