Top Channel sjell maratonen e një show gjigant dhe festiv jo vetëm për mbrëmjen e ndërrimit të viteve, por për krejt javën në vijim.
Mbremja e së dielës nis me “Exclusive”, që sjell historinë e suksesshme të solistit shqiptar të Operas së Vjenës, balerinit Eno Peçi, në një rrëfim për jetën dhe pasionin e tij për baletin.
Më pas mbrëmja vijon me shfaqjen e humorit me permasat e nje kabareti: “Parcela 400”, për të vazhduar në orët dhe ditët në vijim me gjithçka që e bën të ngrohtë dhe festiv qëndrimin në familje, përreth televizorit.
“Që në konceptimin e programit është menduar që të jenë të gjitha zhanret e shoë-ve, prodhime të Top Channel-it. Fillojmë me një prodhim të humorit, me kabaretin, “Parcela 400” me regji nga Altin Basha dhe trupa e Portokallisë. Do të ketë të ftuar këngëtare të muzikës popullore dhe këngëtare të muzikës moderne. Do të jetë më e gjerë e me komplekse. Nuk do të jetë thjesht një humor. Do të marri vërtetë përmasat e një kabareti”, thotë Vj0llca Dedej, drejtore e Programacionit në Top Channel.
“Kemi një speciale fantastike, e sapoprodhuar nga CBS-i në kuadër të 60-vjetorit të Grammy Aëards, ku është me të gjitha intervistat dhe filmime të vjetra e të reja që nga Aretha Franklin, U2, Sting. Jemi përpjekur që në të gjithën këtë të kemi të gjitha zhanret”, shton Dedej.
Ndërsa mbrëmja e parë e vitit 2018 nis me shoën argetues “Shiko kush Luan”, ku personazhe të njohur të ekranit testojnë limitet e tyre në lojera të ndryshme.
Magjia e festave nuk mund të kuptohej pa filmat, për të gjitha grupmoshat.
“Kemi filmat për fëmijë që janë shumë të kërkuar. Një film vërtetë interesant është “Liza në botën e çudirave”, që ka marrë edhe çmimin Oscar, kemi edhe filma familjarë, por kemi edhe filma që zënë goxha peshë e që kanë marrë çmime si “Në kërkim të zotit Benks”, “Jetë në ajër” dhe “Terminali”. I gjithë programacioni shtrihet gjatë gjithë javës. Jemi përpjekur që vërtetë ta nisim ditën e diel, por ta çojmë deri të dielën tjetër festën e Vitit të Ri”, deklaron Dedej.
Top Channel