Vizion Plus këtë vit feston ndryshe, si televizion kombetar privat, ndaj edhe paketa e programeve që ju sjell në pragun e ndërrimit të viteve është një magji më vete, plot spektakël, humor, dokumentarë, e programe që dalin jashtë studios, jashtë skenarëve të përcaktuar gjatë një viti. Dhe gjithçka në emër të një misioni të rëndësishëm: t’ia shndërrojmë këto ditë pushimi në një oaz festiv përmes ekranit.
Me plot te drejte mund te quhet ekrani i nderrimit te viteve pasi ne kete fundviti, pasi Vizion Plus do te sjelle ne keto dite festash tre spektakle në prime time, për të kënaqur të gjitha grupmoshat, për të përmbushur të gjitha shijet artistike dhe atmosferën e festës, përmes urimeve për një vit të mbarë.
Nis dita e fundit e këtij viti të susksesshëm për Vizion Plus me emisionin 7pa5. Por, ky takim nuk do të jetë si çdo mëngjes, duke dale paksa nga rutina e perditshme, pasi Pranvera dhe Noli kane zgjedhur qe urimin e tyre ne kete fundviti ta ndajne me femijet e Shtepise se Femijes, Zyber Hallulli. Stafi i 7pa5 ka pergatitur dhurata për fëmijët që nuk i kanë prindërit me urimin dhe mesazhin për ta bërë jetën e tyre brenda institucionit ku jetojnë edhe më të bukur, sepse të gjithë mund të bëjmë pak më shumë për ta.
Mesdita, ndryshe nga me pare do te kete hapesiren e vet ne kete dite festive, duke sjelle per te gjithe dashamiresit e saj një puntatë speciale plot muzikë, humor, informacion dhe shumë surpriza të tjera. Stafi i emisionit, madje ju prezanton edhe një studio më festive.
Mbremja e nderrimit te viteve do ti takoje spektakli me te ndjekur e me argetues te momentit. Tu Si Que Vales do të ndezë fishekzjarret e festës duke kurorezuar edhe fituesin e edicionit te 2-te. Finalja e madhe e këtij spektakli talentesh do të nisë transmetimin e tij prej 190 minutash në ora 21.00 të mbrëmjes. Ky spektakël premton performanca të jashtëzakonshme, më të mirat e qindra konkurrentëve që aspironin të bënin realitet ëndrrat e tyre.
Ditën e parë të vitit 2017, Vizion Plus ka zgjedhur ta nisë me dhurata, para dhe humor.
Quiz Show i përjavshëm Tornado me Para do te perfshije serish të gjithë ata që kanë luajtur me biletat ne kërkim të logos Vizion Plus, por jo vetem kaq. Lotaria kombëtare ka vendosur qe ne diten e pare te vitit te ri te sjelle me shume dhurata e mundesi per te fituar per te gjithe lojtaret e saj.
Në prime time, mbremja e parë e 2017-ës do te nis me te qeshura e humor pa fund, qe do te mund ti gjeni vetem ne spektaklin më të mire e me madheshtor të humorit, atë që ka tërhequr e vazhdon te terheqe me mijra shikues, kudo ku flitet shqip, Al Pazar. Al Pazar, do të sjellë humorin, harenë, muzikën dhe optimizmin që na duhet për të nisur një vit të ri. Këtë na e siguron vetë Agron Llakaj, drejtuesi i një teatri të mirëfilltë humori dhe një trupe aktorësh që gjatë 2016-ës kanë përcjellë përmes ekranit të Vizion Plus çdo fundjavë ngjarjet më të bujshme të momentit në një këndvështrim që nuk e gjeni askund tjetër.
Pasditja e së hënës ju prezanton me një dokumentar që sjelle fakte te rralla mbi rrugetimin e Familjes Durazzo. Nga skllever deri tek nje prej familjeve me te njohura e me me fame ne Genova.
Nuk mund ti mungonte kesaj feste as Bypass Show, I cili ashtu sikurse çdo fundviti sjelle ngjarjet më të bujshme që ndodhën në 2016-ën te para permbys. Agim Bajko sjell edhe këtë herë me një ton ironik gjithçka ndoshta kemi harruar apo nuk kemi parë.
Festa vijon edhe mbrëmjen e 2 janarit në vizion plus. Humori zhvendoset diku tjetër, vijon në një tjetër ambient, në Apartamentin 2xl, atje ku banoret e tij kane pergatitur shfaqjen me numra tërësisht origjinalë për 100 minuta nisur nga ora 21.00.
Jehona e festimeve vijon edhe me 3 janar në Vizion Plus. Pas edicionit të lajmeve në ora 15.00, Vizion Plus ju sjell sërish hare. Aktiviteti i pervitshem i organizuar nga Shoqata Tirana me media partner Vizion Plus në më shumë se 100 minuta, do tu sjell më të mirën e Shqipërisë së Mesme.
E kështu, premtojmë t’i rikthehemi transmetimeve tona më 4 janar, me një përshëndetje që nis me dhurata për fëmijët pa prindër, me ëndrra të bëra realitet, me humor e me festën ku nuk mungojnë ngjyrat e kostumeve dhe traditave tona.