Tashmë është bërë traditë që në IMA t’ju informojmë për programacionin e ditëve të vitndërrimit. Edhe këtë herë televizonet kryesore shqiptare do të sjellin një buqetë me plot alternativa për të zgjedhur në ekran.
Top Channel
Që nga mëngjesi i 31 Dhjetorit, dita në Top Channel do të të startojë me emisionin “Wake Up” në orën 07:00. “Në shtëpinë tonë” do të jetë gjithashtu edhe këtë ditë të fundit të vitit në ekran duke filluar që nga ora 9:30. Ftesë në 5”, me një sërë të ftuarish që do t’i japin ngjyra atmosferës festive. Në orën 18.20, Eno Popi me “Dilema” do të vijë në ekran për të dhënë çmimet e fundit për këtë vit. Programi më pas do të vijojë me edicionin qëndror i cili do të bëj publik emrin e “Personazhit të Vitit 2018”. Pas edicionit informativ në Top Channel, vjen “Fiks Fare” për t’ia lënë vendin më pas emsionit të shumëpritur.
“Pranverë në Dhjetor”, kështu do të quhet puntata speciale maratonë e Portokalli e cila do të fillojë transmetimin në orën 21.30 duke zgjatur deri në orët e para të mëngjesit.
Vizion Plus
Dita e fundit e 2018 do të nisë si zakonisht me emisionin 7 pa 5. Këtë herë, programi i mëngjesit vjen me më shumë surpriza, të ftuar interesantë dhe kuriozitete. Edhe ne këtë fundvit Anila ju mirëpret ne studion e “Vizionit të Pasdites”, e cila do t’ju sjelli të reja, opinione e personazhe për 2 orë.
Emisioni i politikes dhe aktualitetit Real Story, do te jete pjese e kësaj maratone festive përmes një kolazhi me personazhet me te spikatur dhe ngjarjet më të bujshme të vitit që po lëmë pas te analizuara dhe komentuara ne studio me Sokol Ballen dhe te ftuarit e tij.
Edhe këtë fundvit, emisioni kryesor do të jetë “Al Pazar” nga Agron Llakaj me “Si të Gatuajmë 2019 në Kazan”. Emisioni do të nisi transmetimin në orën 21:00 për t’ju shoqëruar deri ne orët e para te vitit te ri e për te vijuar edhe ne mbrëmjen e 1 Janarit.
Spektaklit “Si te gatuajmë 2019 ne Kazan” , për dy netë radhazi, veç të ftuarve special, këngëve dhe performancave, pritet t’i bashkohen edhe disa nga personazhet qe kane qene përgjatë vitit pjese e ekranit të Vizion Plus.
RTSH
RadioTelevizioni Shqiptar vjen me “Tok-Tok 2019”. Programi do të jetë i konceptuar në dy dimensione; Një minifilm me grimca humori në gjithë paradigmën e realitetit shqiptar dhe spektakël në sallën e Universitetit të Arteve, ku artistët në skenë do të rrethohen nga publik real për të përfituar impaktin e parë emocional të drejtpërdrejtë. Programi vjen në autorësinë e Pëllumb Kullë dhe produksion të Leonard Bombaj. Duke filluar nga ora 21:00, për katër orë në ekran do t’ju shoqërojë Eneda Tarifa me aktorët e njohur Mehdi Malka, Neritan Liçaj, Xhulieta Kulla, Egla Çeno, Herion Mustafaraj etj, si dhe me pjesëmarrjen e jashtëzakonshme të Luftar Pajës.
Televizioni Klan
Këtë fundvit Televizioni Klan do të ndryshojë paksa linjën tradicionale të programacionit. Përveç emisioneve të përditëshme, ku Rudina Magjistari me emisionin e saj do të sjelli një atfmosferë të këndshme me të ftuarit e saj special për fundvit, Dance With Me nën moderimin e Alketa Vejsiut do të shfaqet në ekran me pjesët më të mira.
Ndryshe nga më parë, Klan do të transmetojë drejtëpërdrejtë spektaklin e fundivitit të përgatitur nga Bashkia Tiranë në Sheshin Skëndërbej në të cilin do të performojnë artistët më në zë të muzikës si Flori Mumajesi, Klajdi Haruni, Bruno, Sidrit Bejleri, Eneida Tarifa, Eranda Libohova, Alban Limani etj.