Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, në rubrikën e pyetjeve të ngritura nga qytetarët se kur do të dalë vaksina anti-covid dhe a do ta sigurojë Shqipëria, ka publikuar videomesazhin e anëtarit së Komitetit të Vaksinimit, Prof. Eduart Kakariqi
Prof. Eduart Kakariqi thotë Shqipëria ka marrë masat për të siguruar vaksinën antiCovid për si fillim për 30% të popullatës për grupet e riskuara.
“Ne si vend kemi marrë masat dhe kemi nënshkruar marrëveshjen përkatëse lidhur me pjesëmarrjen e vendit tonë në atë që quhet faciliteti Covax. Ku marrin pjesë shumë vende dhe vendi ynë është një ndër to. Pra ne jemi gati për sa të dalin vaksinat antiCovid, vendi ynë do të jetë një ndër vendet që përfiton blerjen në kohë të vaksinës për një sasie prej 30 % të popullatës së vendit tonë. Duke pasur parasysh që në fokus janë në radhë të parë dhe mbi të gjitha mosha e tretë, grupet e popullatës në risk dhe mosha pediatrike”, thotë në mesazhin e tij Prof. Kakariqi.
Prof. Kakariqi në videomesazhin e tij thotë se deri sa të dalë vaksina antiCovid, kemi një “vaksinë tjetër që duhet të përdorim siç janë respektimi i rregullave dhe mbajta e maskës.
“Ne gjatë kësaj kohe kemi një vaksinë në thonjëza tjetër në dorë. Që nuk janë gjë tjetër veçse masat përkatëse, preventive për mbrojtjen kundrejt virusit. Një ndër këto masa, krahas distancimit social, krahas higjienizimit dmth larjes së duarve etj, është problem i mbajtjes së maskës. Maska duhet bërë zakon i yni, i mbajtjes së saj të përditshme jo vetëm brenda në ambientet e mbyllura, por edhe jashtë”