Produksioni i “Big Brother VIP Albania” ka konfirmuar zyrtarisht emrin e konkurrentes së parë që është pjesë e programit. Bëhet fjalë për aktoren e njohur Arjola Demiri, emri i të cilës u zbulua nga mediat pak javë më parë. Në faqen zyrtare të emisionit në Instagram është publikuar një foto e Arjolës ku shkruhet: “Arjola Demiri është zyrtarisht banorja e parë e konfirmuar!”
Lori Hoxha konfirmoi sot se 14 VIP-a do futen sot në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Disa nga VIP-at pjesëmarrës që flitet se do jenë pjesë e programit janë: Ilir Shaqiri, Elhaid Cufi, Fifi, Ardit Cuni, Monika Lubonja, Beniada Nishani, Paloma, Sheila Haxhiraj, Semi Jaupaj, Donald Veshaj, Beatrix Ramosaj, Kastro Zizo, Rudina Demneri, Sabiani.
Ata do qëndrojnë të izoluar dhe nën mbikëqyrjen siç nuk i kemi parë kurrë më herët. Këtë vit çmimi i madh për fituesin që do zgjidhet nga publiku do jetë 100 mijë euro.
Opinionistët e këtij edicioni janë Arbër Hajdari dhe Balina Bodinaku. Arbëri është drejtori ekzekutiv i fondacionit “Fundjavë Ndryshe”, kurse Balina është moderatore, ndonëse prej kohësh nuk e kemi parë në këtë rol.