Produksionet turke vitet e fundit kanë shfaqur një interes gjithnjë në rritje, me formate të shkruar dhe jo të shkruar që kanë arritur të shiten dhe jashtë vendit. Seriali dramatik The End dhe kompeticioni Keep your light shining vitin e kaluar janë shitur në USA.
Global Agency sapo ka shitur dramën e koheve te fundit, 1001 nete në Uruguaj nëpërmjet Canal 10 S.A.E.T.A TV. dhe gjithashtu në kanalin MundoFox për audiencën hispanike në SHBA. Seriali fillimisht i titulluar Binbir Gece ështe shitur fillimisht në Kili ku ka pasur audiencë të lartë në prime time duke u bërë importi më i suksesshëm në historinë e vendit.
Suksesi në Kili i ka hapur rrugën serialit për negociata të reja në vendet e tjera të rajonit si Kolumbi, Ekuador, Peru, Bolivi, Argjentinë dhe Brazil. Në Turqi seriali është transmetuar fillimisht për tre sezone në Canal D dhe më pas është transmetuar në më shumë se 50 vende, kryesisht në Europën Qëndrore dhe Lindore, Lindjen e Mesme, Afrikën e Veriut dhe Amerikën Latine.
IMA / J. Malaj