Producenti i filmave Harvey Weinstein, është dënuar me 23 vjet me burgim nën akuzën e përdhunimit. Aktorja amerikane, Annabella Sciorra ka dëshmuar në gjyqin e Harvey Weinstein duke thënë se producenti e përndoqi edhe përdhunoi atë në shtëpinë e saj 25 vjet më parë.
Ndonëse 67-vjeçari mohoi akuzat, ai u shpall i fajshëm. Avokatët e tij apeluan për të zbutur dënimin, po prokurorët argumentuan se producenti duhet të dënohet maksimalisht. Ditën e sotme, në gjyq producenti tha se ishte penduar për veprimin që kishte bërë. Dhjetëra gra kanë paraqitur akuzat ndaj tij, për dhunë seksuale./L.F-dritare.net