E ndërsa konflikti midis Katarit dhe vendeve përreth intensifikohen, republika e Bahrainit ka ndaluar të gjitha hotelet dhe restorantet që të transmetojnë në ambientet e tyre programe të Al Jazeera.
Autoriteti për Turizmin dhe Panairet në Bahrain (BTEA) të Premten e shkuar hartoi një urdhër zyrtar për të gjitha bizneset e instaluara në mbretëri, duke përfshirë edhe hotelet e restorantet.
Sipas BTEA, bizneset duhet të heqin kanalet e Al Jazeera nga të gjithë marrësit digjital televiziv./IMA/